Sali Berisha planifikon që në zgjedhjet lokale të hyjë si koalicion jo vetëm me ish-Presidentin Meta por edhe me parti të tjera opozitare.

Kështu ai ka paralajmëruar një koalicion të gjerë, ku do të përfshihen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.

Edhe pse nuk bëri asnjë emër partie publik, Berisha tha se po diskutojnë me aleatët për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do t’i zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne nuk na i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme.

Pyetje: Kush janë aleatet

Berisha: I gjithë spektri politik i djathtë. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi një koalicion të gjerë.