Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, ditën e sotme vazhdojnë ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat 4-vjeçar. Mbi 100 vëzhgues të BE po vëzhgojnë nga afër procesin me qëllim ruajtjen e standardeve demokratike. Deri në orën 15:00 sipas raportimit të fundit të KQZ, pjesëmarrja në votime është 22.48 për qind.

Sipas të dhënave nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 442,986 qytetarë.
Më herët u raportua se deri në orën 12:00, raste të izoluara të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve. Gjithashtu janë raportuar raste sa i përket fshirjes me lehtësi të ngjyrës matrikuluese nga gishti, që mund t’i hapë rrugë mundësisë së votimit të dyfishtë.