Më 30 korrik 2020, do të mbahen zgjedhjet në universitetet publike në Shqipëri.

Teksa kanë mbetur edhe më pak se dy javë përpara nisjes së procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, “DurrësLajm” publikon më poshtë listën e plotë të kandidatëve për Rektor, anëtar të Senatit Akademik në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Për të zgjedhur rektorin dhe anëtarët e Senatit Akademik kanë të drejtë të votojnë i gjithë stafi akademik dhe po ashtu të gjithë studentët përfshirë ata të ciklit Bachelor dhe Master.

Kandidat për rektor është vetëm emri i Rektores aktuale të UAMD-së, Kseanela Sotirofksi, ndërsa kandidatët për anëtarë të Senatit Akademik të 5 fakulteteve, vijojnë si më poshtë:

“DurrësLajm” mëson se Albert Nikolla, nga Fakulteti i Edukimit, nuk kandidon më për anëtar të Senatit Akademik, pasi është emëruar në një detyrë tjetër jashtë UAMD-së.

“Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i Institucionit të Arsimit të Lartë Publik e ka çdo anëtar i personelit akademik që nuk ka fituar, në të njëjtin funksion dhe në të njëjtin institucion, dy mandate të njëpasnjëshme apo të ndara, të fituara sipas ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar. Në kuptim të neneit 131, pika 3 të ligjit80/2015, mandat i fituar konsiderohet çdo mandat që është fituar nëpërmjet një procesi zgjedhor pavarësisht nga kohëzgjatja e tij.”,

Kandidatët për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, duhet të mbajnë titullin “Profesor” dhe mund të vijë nga radhët e personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë ose jashtë tij. Po ky nen i rregullores  “Për organizmin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në pikën 5 thotë se “Nuk mund të kandidojnë për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, kandidatët që kanë qënë rektor të zgjedhur për dy herë ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara në të njëjtin institucion ku do të kandidojnë. Në numrin e mandateve, sipas kësaj pike, përllogariten mandatet e fituara sipas ligjit 9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të gjitha mandatet e tjera në vijim të fituara pavarësisht kohëzgjatjes.