Në një lidhje direkte me pilotin Arbër Xhaja në ‘FunClub’, u fol për dilemën e parashutës Heidi-Romeo që u aludua se Jetmiri kishte gisht.  

Ai u shpreh se Jetmiri nuk ka gisht, por është dërguar nga një vajzë që jeton në Itali.

Nuk ka lidhje fare me Jetmirin. Është porositur nga një vajzë që jeton në Itali. Nuk e di nëse është ndonjë shoqe e Heidit apo fanse. Për marrëdhënien e tyre janë ndarë në 3 grupe, fansa qe duan i bashkë, fansa që duan Heidin vetëm dhe fansat e Romeos.

Gjithashtu, u pyet nëse ka pasur kërkesa të çuditshme, ku ai u përgjigj se një kërkesë e çuditshme i ka ardhur për Ledjonën nga shoqja e saj, e cila donte t’i hidhte disa lule nga lart, por kishte aq shumë lule, sa nuk mund të bëhej.

Për Ledjonën. Shoqja e vet kërkoi t’i hidhnim disa lule. Pastaj, kur hapi bagazhin e makinës, kishte aq shumë lule, sa nuk mbaheshin dot dhe nuk mund të bëhej.

Gjithashtu, ai shtoi kureshtjen për dy detaje që nuk dihet kush fshihet pas tyre: për trëndafilin blu të Julit dhe trëndafilat për Sara Karaj, ish-banoren e BBV3.

Kam mësuar kush fshihet pas trëndafilit blu të Jul Dedës. Është një vajzë shumë e bukur. Dhe vetëm unë e di kush është adhuruesi i Sara K, ish-banores. Nuk ia them dot emrin.

Ai shtoi se më shumë kërkesa kanë për Julin, Meritonin, Heidin dhe Romeon. Ndër fansat dhe familjarët, ka edhe të famshëm që duan të surprizojnë banorët, si për shembull Stresi dhe dy vajza të portokallisë për Jul Dedën