Një 41-vjeçare në Shkodër ka raportuar se është zhdukur nga banesa bashkëshorti i saj, 41-vjeçar.

Denoncimi u bë ditën e djeshme.

“Më datë 23.02.2025, ka kallëzuar shtetasja E. T., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. T., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.