Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet e lagjes “Drita” në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja e Bashkisë Mat ku kanë bërë të mundur izolimin e flakëve nga përhapja në banesa të tjera.
Mësohet se fillimisht flakët kanë nisur në një nga dhomat e banesës, por ende nuk dihen shkaqet.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.





