Një zjarr i madh ka përfshirë zyrat e gjigantit farmaceutik të Danimarkës Novo Nordisk në periferi të Kopenhagës.

“Ka rënë një zjarr i madh, me 100 zjarrfikës në gatishmëri”, tha shefi i operacioneve Martin Smith, duke sqaruar se ndërtesa është evakuuar.

Ky është gjigandi farmaceutik që prodhon Ozempic. Zjarri shpërtheu në një kantier ndërtimi në Novo Nordisk dhe u përhap në çatinë e një ndërtese zyre të kompanisë fqinje.