Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pas ngjarjes së rëndë në një resort skish ku humbën jetën 66 persona.
Në mesazhin e tij Begaj shkruan se populli shqiptar është pranë famijeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në këtë tragjedi.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin @RTERdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, – shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.
Më herët ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri me dije se një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur.