Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua mëngjesin e kësaj të marte, ku një dyqan ku përfshi nga flakët në fshatin Marikaj. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orë 9:10, dhe shkak për zjarrin dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak/Më datë 21.01.2025, rreth orës 09:10, në fshatin Marikaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit A. S. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.