Nga Myzejen Konduri
I gjithë Kombi në 2 shtete, përjetoi dhimbjen për trimin Afrim Bunjaku, që mbeshtjellur me Flamur, u flijua për të bukurën Kosovë dhe i la Lavdinë para gjith botës.
Shqiptari në shekuj përherë është sulmuar. Ky Komb, vetëm është mbrojtur. Kurrë s’është treguar i pabesë.
Si asnjëherë, pas kësaj përgjakjeje, me mësimet që na ka dhënë historia, duhet të jemi bashkë, për të mos u mposhtur nga ligësia dhe monstruozja e pabesisë.
Nderimi për sakrificat e Trimave dhe Misioni për Ardhmërinë në Paqe, më bën të bashkoj fuqinë e fjalës në një zë të vetëm e të fuqishëm të Kombit Tim.
I gjithë Rajoni, me Këshillin e Europës, NATO- s, OKB- s, Forcat Politike, pas kësaj ngjarjeje, të mundësojnë stabilitetin e Kosovës që ende i dhembin…
ZOT I DOLE KOSOVËS
Erdhën tinëz tinëzarët
Për të trembur për të vrarë
Po ti Trim Afrim Bunjaku
Gjakun derdhe për Vatanë.
Mbylle sytë dhe ike
O Trim lavdi mbuluar
Me trupin me plagë
Në jetën pa jetuar
Yll Lirie përjetësinë,
Kosovës ja le
Me shpirtin pishtar
Patriot Kosove
Shkrove histori
Serbët i marrove.
Zgjohu! Thërret Vajza
Lotët gjerdan margaritarë
Dëshmor Afrim Bunjaku
Yll i Kombit Shqipëtar
Heroizmi Yt, mbështjell me Flamur
Brenda syve të gjithë Botës
Thur vargjet e Baladës
Me Flamur në dorë
Të gjithë të nderojnë
U flijove Trim
Për të bukurën Kosovë
Në pasqyrë të syve
Për Ty s’ndalet loti
Kushtrimin e ndeze
O Hero i Kombit!
Shpat më shpat gjëmoi jehona
Kosova është e jona!
Burrat si Ti o Afrim Bunjaku!
I ka Zot Kosova.
Dashuria mpin dhimbjen
Thur vargjet e Baladës
Simbol i Lirisë, Krenari e Kombit
MYZEJEN KONDURI