2 dhjetor 2015 – Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e kanë quajtur Max.

Lajmi është dhënë nga vetë Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook përmes një “letre drejtuar vajzës” së tyre të sapo lindur. Por, ky nuk ishte i vetmi lajm i mirë që ndau Mark në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të Facebook-ut që aktualisht kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve. I gjithë ky vendim për të dhuruar aksionet, është ndërmarrë për të bërë një botë më të mirë.

“Në vazhdim do të dhurojmë 99% të aksioneve tona të Facebook-ut, që aktualisht vlerësohen me 45 miliardë dollarë, kjo për të përmirësuar botën dhe për ta bërë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm”, shkruan Zuckerberg.

/S.L. portali DurresLajm/