Një gabim në konfigurimet e sistemeve të brendshme të rrjeteve sociale i kushtoi Mark Zuckerberg dhjetra miliona dollarë humbje.

Aksionet e tij humbën 4.8% të vlerës, duke i shkaktuar Zuckerberg një humbje prej 5.9 miliardë Dollarë.

Pasuria e tij tashmë është 117 miliardë dollarë në total. Mark Zuckerberg është personi i gjashtë më i pasur në botë, raporton Forbes.

Aksionet e Facebook pësuan rënie dhe besimi i investitorëve u dobësua nga mosfunksionimi që zgjati për 6 orë duke nxjerrë tërësisht jashtë funksionit në të gjithë botën rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram.