Sandro Tonali është pezulluar për 18 muaj për shkak të skandalit të basteve të futbollit.
Mesfushori, do të qëndrojë larg lojës saktësisht dhjetë muaj.
Në tetë të tjerët ai do të vuajë dënime alternative: konkretisht këto do të jenë takime (të paktën 16 personalisht) të organizuara nga Federata e Futbollit me të rinj të ekipeve amatore lokale për të shpjeguar rreziqet që lidhen me bastet.
Prokuroria e Përgjithshme për Sportin në Komitetin Olimpik Kombëtar Italian tani do të duhet të miratojë marrëveshjen midis prokurorit federal, dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Më pas do të vijë komunikimin me UEFA-n për të siguruar që dispozita të jetë e vlefshme edhe në garat evropiane dhe në Angli.
Procesi i ndjekur nga Tonali ishte i njëjtë me atë ku përfshihej Nicolò Fagioli, futbollisti i parë i pezulluar për skandalin e fundit në lidhje me bastet në platformat e paligjshme.
23-vjeçari tashmë ka nisur rrugëtimin terapeutik me një specialitet me synim shërimin dhe vazhdimin.
Ndërkohë, mbrëmjen e të mërkurës, ish-lojtari i Milanit ka luajtur ndeshjen e fundit para ndërprerjes, pikërisht atë mes Newcastle dhe Borussia Dortmund, e cila përfundoi me humbjen e anglezve 0-1.
Lidhur me pezullimin e Tonalit, folin edhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.
“Tashmë është arritur një marrëveshje midis Prokurorisë Federale dhe Sandro Tonalit, e cila ndodhi përpara referimit. Parashikohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë për 18 muaj, nga të cilët 8 muaj aktivitete rikuperimi. Djemtë kanë bashkëpunuar përtej besimit, ndaj ne vazhdojmë të respektojmë rregullat që i kemi vendosur vetes. Do të informojmë edhe UEFA-n së shpejti”, tha Gravina.