Përveç hiteve të saj të njëpasnjëshme, format bombastike i kanë dhuruar gjithashtu Nicki Minaj një karrierë të suksesshme.

Reperja 35-vjeçare ka shfaqur edhe njëherë asetet e saj shpërthyese, aq sa duket sikur po i çon një mesazh Kim Kardashianit, se i ka të pasmet më madhështore se ajo.

Ylli i “Chun Li” ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, duke u larë në pishinë, e veshur me një fustan të bardhë transparent, që nuk linte aspak vend për imagjinatë.