Vajza e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Malia Obama është fotografuar me të dashurin e saj britanik Rory Farquharson. Adoleshentët janë fotografuar në New York këtë fundjavë.

Mesa duket ata e kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe kjo duket nga buzëqeshja e tyre.

Djaloshi nga Britania është në vëmendjen e medias që prej nëntorit të vitit 2017, kur u fotografua duke puthur vajzën 19-vjeçare të ish-presidentit Obama.