Vajza e vogël e ish-ministrit të ndjerë, ka postuar në Instragram një videosekuencë nga udhëtimet e tyre kur Dritan Prifti ishte gjallë.

Fëmijët prapa makinës këndojnë dhe më pas këngës së tyre i bashkohet i ati, Dritani.

Videoja shoqërohet me fjalët prekëse “Sa shumë më mungon ba”.

Dritan Prifti u nda nga jeta më 12 tetor 2017 në moshën 49 vjeçare. Ish ministri i Energjetikës ishte babai i katër fëmijëve.