Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga koha kur ajo u shpall Miss Shqipëria, Valbona Selimllari mbetet e pa konkurueshme nga pasardhëset e saj.

Ajo është një ndër personazhet e njohura më skeptike përsa i përket jetës së saj private. Janë të pakta fotot me fëmijët që Valbona ndan me ndjekësit e rrjeteve sociale.

Por në postimin e fundit në Instagram, ish-missi ka publikuar një foto shumë të ëmbël me djalin e saj Kejin, i cili i ngjan shumë të ëmës.