"Dhamë... (me nder) lajmet!"

Postuar: 26/10/2017 - 15:57

Nga Edi Oga  

DHAMË... LAJMET!

Kryeministri nuk u tall me dhe sulmoi gazetarët, ai u tall me dhe sulmoi disa të rinj me mikrofona në dorë që synojnë të bëhen kryeredaktorë, drejtorë informacioni, analistë apo moderatorë të talkshow-ve politikë. Vetëm në këto pozicione, një gazetar është dikushi, ka një status, një rrogë, një taraf dhe një influencë në kategorinë e tij por edhe më gjërë.

Për fat të keq, nëse në Shqipëri ka pak shëndetësi të vërtetë, pak drejtësi, pak shkencë, pak art, pak sport të vërtetë, nuk ka fare gazetari të vërtetë. Zero.

Gazetaria e vërtetë është shprehja maksimale e nevojës për të njohur të vërtetën. Gazetaria funksionon nën dimensionin e lirisë personale të gazetarit dhe i shërben lirisë së përgjithshme të shoqërisë. A mund të jetë i lirë një gazetar përsa kohë rrogëtar tek dikush që është klient i dikujt që ka pushtetin? Nëse të vërtetat e punës së gazetarit cënojnë sadopak pushtetin, çfarë nevoje dhe interesi ka punëdhënësi i tij-klient i pushtetit ta paguajë?!

Sot lajmi është më së shumti një produkt me vlerë në duart e atij që e parafabrikon, e monton, e transformon dhe e përçon tek audienca për qëllime përfitimi personal. Lajmi është një mjet presioni apo shantazhi. Si i tillë ai nuk mund t'u lihet në dorë disa të rinjve në formim e sipër, që në fakt nuk kërkojnë lajmin në terren, por mënyrën më të mirë për t'u shërbyer shefave të tyre në zyra. Vetëm duke bërë këtë, ata mund të shpresojnë për një karrierë. 

Me fjalë të tjera, nëse një gazetar në terren për hir të gazetarisë së vërtetë bën një pyetje 'jo komode' për një pushtetar, nuk merr përgjigje fare ose e quajnë idiot, ndërsa kur të kthehet në zyrë do të promovohet, nëse pronari është kundërshtar politik ose do të shkarkohet nëse pronari është klient i pushtetit. 

Po lajmi, ku është lajmi?

Pa merak, lajmin e krijon drejtori i informacionit sipas interesave të pronarit, ia përcjell kryeredaktorit i cili udhëzon një redaktor për ta shkruar dhe publikuar. Këto lajme, bashkë me lajmet që fabrikohen në zyrat e pushtetit apo opozitës, i serviren publikut të gjerë.

Në mbrëmje ky lajm 'bëhet telef' nga analistë dhe komentatorë të gjithëditur në programe të moderuar nga narcizistë të pakurueshëm.

Dhamë... (me nder) lajmet!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Biznesmeni Nikollaq Neranxi, ka dalë kundër kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajtën v

   Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me protestën që po vijon ende në Tiranë.

   Blogerja e njohur kosovare Kimete Berisha ka shpërthyer në një postim të saj në Facebook ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vend

   Pasditen e sotme punonjësit e 4 drejtorive në varësi të bashkisë së Durrësit nisën punën për largimin e masivit të dherave të rëna nga

   Kamerat e vendosura vitet e fundit nëpër biznese dhe sidomos në institucione është kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Kupa Libertadores ofron shumë duele interesante, sidomos kur luan një ekip brazilian me një ekip argjentinas.