Arrestohet hajduti serial i kishës

Postuar: 22/02/2018 - 11:48

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i akuzuar për vjedhjen e përsëritur të kishës së “Shna Ndoit” dhe për dy vjedhje të tjera në kryeqytet.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari Arif Mançe, banues në kryeqytet, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ai u kap në flagrancë në rrugën “Qemal Stafa” me disa materiale të vjedhura në një zyrë te “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapanë, një gur fresibël dhe një kompjuter.

31-vjeçari akuzohet po ashtu për vjedhjen e përsëritur të kutive prej druri me lekët e lëna nga besimtarët në Kishën e Shna – Ndoit, në rrugën “Xhemal Tafaj”, në datat 13 janar, 3 dhe 18 shkurt 2018.

Mançe akuzohet se është autor edhe i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një laptop dhe një kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që ai dyshohet se mund të ketë kryer.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ngjarja është regjistruar në datë 9 qershor, por vetëm ditën e dielë, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy të rinj.

   Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër.

   Tre persona kanë mbetur të përfshirë në një sherr, në lagjen nr.12 në Durrës, që është mbyllur me përdorimin e grushtave.

   Vijon operacioni "Forca e Ligjit" në qytetin e Tiranës.

Policia e Dibrës një ditë pas ptortesës ka nisur hetimet ndaj një grupi qytetarësh të Peshkopisë që tubuan në Peshkopi gjatë aktivitetit

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen pasi është mbytur rreth mesditës në plazhin e Golemit.

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ka shkuar në një farmaci për të marrë ilaçet.

Një pikë këmbimi valutor në Durrës ka denoncuar në polici një shtetas, i cili kishte këmbyer 100 euro false.

Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka frikë për jetën e saj.

Katër persona, pjesë e një grupi që kryenin grabitje kasafortash janë arrestuar nga policia e Tiranës në Mjull Bathore.