Të dielën mbrëma, policia italiane arrestoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

I riu shqiptar kishte zënë një dhomë në një hotel në qytet, natën e së enjtes kishte hyrë në dhomën e një vajze 18-vjeçare. I riu u përpoq ta përdhunonte, por hoqi dorë sepse vajza e re kishte filluar të bërtiste.

Policia, e informuar për incidentin, pas mbledhjes së dëshmisë arrestoi 21-vjeçarin shqiptar, identieti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai u dërgua në burg për akuzat për dhunë seksuale.