Asfiksohet familja shqiptare në Itali

Postuar: 12/01/2018 - 21:24

   Një familje shqiptare është asfiksuar në Santa Giustina, Rimini. Sipas mediave italiane, në banesë kanë qenë gjashtë pjesëtarët e familjes, burri 44 vjeç, gruaja 38 vjeç dhe katër fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç.

Shkak i asfiksimit ka qenë mosfunksionimi i sobës së drurit.  

Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së enjte, kur soba e drurit filloi të keqfunksionojë. E gjithë familja është dërguar në spital dhe fatmirësisht është mirë.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikës dhe ambulanca. Ky është rasti i dytë i helmimit me monoksid në vetëm tre ditë. Më 9 janar, e njëjta gjë ndodhi me një familje filipinase në Rimini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ka qenë një hetim i nisur disa muaj më parë që ka çuar në pranga jo pak, por 10 shqiptarë dhe tre grekë.

   Policia e Memaliajt ka arrestuar në flagrancë shtetasin Altjon Caca, 30 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.

   Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Gjirit të Lalzit.

   Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë.

   Dy persona janë vënë në pranga për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një i ri.

   27-vjeçari shqiptar Fitim Koldashi u dënua me 30 vjet e 8 muaj burg pasi në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli (në foton posh

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar ditën e sotme.

Mbrëmjen e të martës një 74-vjeçare në Durrës ka gjetur vdekjen.

Një 29-vjeçar në Durrës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masë "Arrest me burg" për shtetasin Hysni Rama, vrasësin e Kejsi Hysës.