Në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë njësisë administrative Baz, shtetasi K.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Z.B, rreth 28 vjeç, banues në Burrel.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njofton policia e Matit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.