Një shqiptar, në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Castelfranco Veneto nga efektivët e policisë së Trevisos.

Në pranga ka rënë shtetasi K.K., 30 vjeç, i cili akuzohet se në vitin 2011, në një rrugë në komunën Fano, ka tentuar të vrasë me armë zjarri rivalin në dashuri të një miku të tijin (nga Europa Lindore).

30-vjeçari bashkë me mikun e tij lanë një takim me kundërshtarin e tyre, një 45-vjeçar italian, ndaj të cilit shkarkuan një breshëri mitralozi, megjithatë italiani nuk u lëndua nga plumbat. Gjatë këtyre viteve në kërkim, shqiptari ishte zhvendosur në Castelfranco Veneto.