Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Kënetës.

Bëhet fjalë për një krim në një familje, ku djali ka plagosur me thikë nënën e babanë.

Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes palëve.

Dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.

Në vijim priten të zbardhen të tjera detaje.