Mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh janë sekuestruar në banesën e një 20-vjeçari shqiptar në komunën Barlassina në provincën e Milanos në Itali.

20-vjeçari shqiptar punonte si barist në një nga lokalet më të modës në provincën e Milano/Brianza por në të vërtetë ishte një trafikant droge e armësh. 

Operacioni i policisë italiane ka sekuestruar në garazhdin e shtëpisë së 20-vjeçarit shqiptar 12 kg kokainë e 5 kg e 50 gramë heroinë. 

Gjithashtu në banesën e shqiptarit, forcat italiane të rendit kanë gjetur dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët. 

Së bashku me 20-vjeçarin Policia Italiane ka arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve. 5 kg kokainë nga sasia e drogës së sekuestruar u gjet në bordin e një automjeti luksoz sportiv drejtuar nga njëri prej bashkëpunëtorëve të trafikantit shqiptar.