Autorë ende të paidentifikuar nga policia e Durrësit, mbrëmjen e 18 janarit kanë grabitur një shkollë 9-vjeçare.
Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Fermë Xhafzotaj.
Autori/ët kanë thyer xhamin e shkollës dhe kanë hapur kasafortën nga ku kanë marrë një sasi lekësh.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.