Një grua ka vrarë me pistoletë mëngjesin e sotëm burrin e saj në tregun e Milotit.

Policia informon se krimi ka ndodhur "rreth orës 07:10, kur shtetasja Violeta Donaj 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë bashkëshortin e saj, shtetasin Kujtim Donaj 42 vjeç".

Menjëherë pas ngjarjes gruaja ka tentuar të largohet, por ndërhyrja në kohë e forcave policore ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.