Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Mësohet se sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka, i cili e kishte parkuar makinën poshtë banesës.

Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka, ndërsa mbeten ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë, pasi ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.