Policia e Durrësit ka identifikuar njërin nga autorët e rrahjes së avokatit të njohur nga Durrësi, Ilia Ilia, një ditë më parë, pranë Gjykatës.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin Mondi Vogli, 42 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

Ai, së bashku me një person tjetër goditi me grusht avokatin 60-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit.

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin Vogli.