Policia e Tiranës bën të ditur se në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Shkëlqim Halili, si dhe është hedhur një sasi lëndë plasëse, në Fushë Krujë është gjetur një mjet i djegur tip “Fuoristradë”.

Në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnikov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.