Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shkëmbi i Kuq”, ku ka sekuestruar 68.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 408 gr fara Cannabis Sativa, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike.

Sipas njoftimit të Policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, brenda pak orësh kanë finalizuar një tjetër operacion. Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
  • Një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;
  • 2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;
  • 1 granatë offensive;
  • 1 ndezëz unifikues granate;
  • 1 armë gjysëm automatike mod 56;
  • 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;
  • 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.