Një aksident i rëndë në punë është shënuar më 14 maj 2018, ku për pasojë ka humbur jetën një 49-vjeçar.

Fadromisti ka goditur aksidentalisht kolegun e tij të punës duke i shkaktuar vdekjen, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë.

"Duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën. 

Policia arrestoi Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “GENER-2”.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.