Një i ri i moshës 25 vjeç që vuante nga sëmundje mendore, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja sipas informacioneve të policisë, ka ndodhur në Kodër Thumanë të Krujës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi A.L.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2018, në fshatin Kodër Thumanë, në banesë është vetëvarur shtetasi A.L. vjeç 25. Nga veprimet e kryera rezulton se prej disa vitesh vuante nga sëmundje mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.