VIDEO/ Trafikantit të drogës i sekuestrohen “Ferrari” e “Porsche” me vlerë 300 mijë euro

Postuar: 27/09/2017 - 09:20

Në kuadër të plan-operacionit "Vjeshtë 2017", policia i ka sekuestruar një personi të arrestuar për trafik droge, 246 m² pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro.

Më 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 "Pastrim i produkteve të veprës penale" u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m² në qytetin e Shkodrës

b) Ndërtesë 100m²

c) Truall 53 m² me 15 metra objekt,

d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro,

-Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro,

-Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri nga Durrësi që po drejtonte mjetin në qytet në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident duke u përplasur me një tjetër automj

Një ditë pas grabitjes së bankës në ambientet e zyrave qendrore të Hipotekës në Tiranë, policia ka arrestuar punonjësin e kompanisë priva

Dy makina janë përplasur mesditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së disa bizhuterive në një dyqan në rrugën e Durrësit.

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohen për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje.

Një 65-vjeçare është sulmuar nga qentë, teksa po çonte mbesën në shkollë këtë mëngjes.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar një efektiv të policisë rrugore në Tiranë për vepr

Ky është Altin Murati, i arrestuar dhe person nën hetim për zhdukjen e Artan Leshit.

Gazetari Lorenc Vangjeli të hënën ka deklaruar se histori të ngjashme me atë që ndodhi në qytetin e Shkodrës mund të përsëriten në disa z

   Emisioni i tij investigativ Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në radhët e policisë së shtetit.