Një vajzë 20 vjeçe e cila jetonte në konviktin e Elbasanit është zhdukur.

Babai i saj, një 50-vjeçar banues në Babrru, ka denoncuar në polici se vajza e tij 20-vjeçare me iniciale A.D. është larguar nga konvikti ku jetonte në Elbasan.

Sipas babait, vajza e tij ka ikur për në Greqi dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.12.2017, shtetasi A.D, vjeç 50, banues në Babrru Kodër, kallëzon se më datë 24.12.2017, i është larguar nga konvikti i fakultetit ku studionte në Elbasan, për në shtetin grek vajza, A.D, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.