Çelja e negociatave, Bushati: Falenderojmë Merkel! Opozita aktrim groteskt

Postuar: 21/06/2018 - 14:28

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaugar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha se Gjermania ka marrë vendimin për të votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një status në Facebook, Bushati thotë të kundërtën e Bashës, ndërsa falenderon kancelaren Merkel për  konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë.

STATUSI I PLOTË

Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë. Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike në Durrës ka denoncuar sipas saj, mungesën e transparencës së fondeve publike me investimet në rrugë.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko po zhvillon një vizite në SHBA, me ftesë të Departamentit të Shtetit.

Presidenti Ilir Meta ka vizituar komunën e Shterpcës (Brezovicë) në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën edhe dy shqiptarë.

Pas rrëzimit të urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ngre shqetësimin pë

Kompania shqiptare ajrore "Air Albania" duket se është shumë pranë ngritjes së avionit të parë në ajër për fluturime.

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut italian Mattarella pas aksidentit tragjik në qytetin e Gjenovas, ku

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në një status në Facebook.

Në 27 gusht kryeministri Rama do të presë në vilën qeveritare të Durrësit homologet e tij nga rajoni.