Gjatë dy muajve të parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 90 anije, ose 18 më shumë se sa në periudhën janar-shkurt të vitit 2017.

Ndërkaq numri i lundrimeve të trageteve në linjat Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim gjatë së njëjtës periudhë ka qenë 147, vetëm një më shumë se sa në vitin 2017.

Përveç udhëtarëve, nga tragetet janë përpunuar 135.149 tonë mallra me kamjonë dhe trajlerë, me një rritje prej afro 21 mijë tonë mallra, krahasuar me dy muajt e parë 2017.

Numri më i madh i anijeve në këto dy muaj, plot 42, është përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale, siç njihet ndryshe Terminali Perëndimor; me 11 anije më shumë se në dy muajt e parë të vitit 2017.

Në Terminalin e Kontejnerëve janë ankoruar dhe përpunuar 31 anije, ose 5 më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa në Terminalin Lindor vetëm dy anije më shumë, me 17 anije gjithsej në dy muajt e parë 2018.