Tri shtetet kryesore me të cilat shkëmben më shumë mallra porti i Durrësit

Postuar: 01/02/2018 - 10:10

354 anije me 1 milion e 378 mijë tonë mallra gjithsej, janë përpunuar gjatë vitit të kaluar në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor të portit të Durrësit.

Rusia, Italia dhe Turqia janë tri shtetet kryesore, me portet e të cilave ka shkëmbyer më shumë mallra porti i Durrësit.

Portet e tjera nga ku mbërrijnë dhe shkojnë mallrat që përpunohen në Durrës janë në vende si Kina, Egjipti, SHBA, Libi, Spanjë, Gjermani, Guatemalë, Venezuelë, Ukrainë, Tunizi, Francë, etj.

Burime nga Sektori i Statistikave në APD, bëjnë të ditur se gjatë vitit 2017, nga këto dy Terminale të portit më të madh të vendit, drejt/nga portet e Rusisë kanë mbërritur/nisur me anije 312 mijë tonë mallra gjithsej; nga Italia 273 mijë tonë dhe Turqia rreth 191 mijë tonë.

Rusia ndodhet në vendin e parë edhe për importet drejt portit të Durrësit me 32 për qind të mallrave të përpunuara nga anijet gjatë vitit 2017. Turqia, Greqia dhe Italia sjellin në Durrës përkatësisht 20 %, 8 % dhe 7 % të mallrave të importit.

Eksportet kanë një tjetër renditje që fillon me Italinë, e cila merr përmes portit më të madh të vendit tonë rreth 56 për qind të mallrave të eksportit, ndërsa drejt Maltës shkojnë 27 për qind të tjera.

Këto të dhëna marrin në shqyrtim përpunimet në Terminalin Lindor dhe atë Perëndimor të portit të Durrësit, shkëmbimet me anije të të cilave prekin afro 55 porte të botës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Portual i Durrësit është gati të hapë garën tenderuese për projektin e thellimit të kanalit hyrës në port.

Lirohet nga detyra drejtori ekzekutiv i Portit të Durrësit, Artjan Qirici.

Reshjet e shiut që kanë nisur që të hënën paradite pritet të pengojnë edhe sot përpunimin e disa anijeve, veçanërisht atyre që shkarkojnë

Drejtuesit e APD kanë pritur në një  takim njohjeje dhe pune, një grup të madh përfaqësuesish të kompanive dhe bizneseve nga Italia.

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e af

Shtatë anije me afro 33 mijë tonë mallra gjithsej parashikohet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit.

Gjatë muajit të kaluar në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar mbi 280 mijë tonë mallra, ose 67.230 tonë më shumë se sa në janarin

Sot paradite në kalatat e portit të Durrësit janë në proces përpunimi tri anije, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD,