Veliera turistike dhe 5 jahte sot në Durrës, sjellin turistë amerikanë (FOTO)

Postuar: 13/06/2018 - 09:24

Veliera turistike “Sea Cloud” vjen në portin më të madh të vendit për të dytën herë brenda sezonit turistik.

59 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga SHBA, kanë mbërritur sot në Durrës në bordin e velierës “Sea Cloud”. 

Anija turistike ka lundruar natën e kaluar nga Kotorri (Mali i Zi) drejt Durrësit, ndërsa në mbrëmje do të vijojë turin drejt portit të Sarandës.

55 nga udhëtarët e velierës janë nga SHBA, dy nga Australia dhe dy të tjerë nga Gjermania. 

Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e Valetas.
Ajo viziton Durrësin që prej 7 vjetësh. Vetëm gjatë kësaj vere ajo do të ankorohet në portin e Durrësit edhe 5 herë të tjera. 

Sot në portin e Durrësit ndodhen të ankoruara edhe pesë jahte turistike. Po ashtu janë në proces përpunimi edhe tre tragete dhe dy anije tregtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim në 5 ditët e e para të muajit gusht kanë transportuar afro 50 mijë udhëtarë

   Gjatë muajit korrik të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 47 anije tregtare.

Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Dy ditë pas kroçerës “Sirena”, me 659 turistë, e cila u ankorua dje në Durrës, ditën e martë pritet të mbërrijë kroçera “Seven Seas Voyag

Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari në drejtim të Durrësit.

Tragetet që lundrojnë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës e anasjelltas, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti kanë trans

E diela e 5 gushtit mund të konsiderohet si dita e pikut të sezonit, pasi burime nga porti i Durrësit bëjnë me dije se sot mbërrijnë 7 tr

Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana janë destinacionet e turistëve që zbritën paraditen e së djelës nga kroçera “Sirena” në portin e Durrës

Gjatë muajit që lamë pas, në kalatat e portit të Durrësit, përveç anijeve tregtare dhe trageteve të linjës, janë ankoruar edhe 100 jahte

Këtë të diel në qytetin e Durrësit pritet të mbërrijë në port kroçera "Sirena" e cila do të sjellë plot 659 turistë nga 24 vende të ndrys