Nga Bujar Qesja

Mrekullia e 19 janarit 2018

– Fillon te jape frytet efekti Leonard Tase

Do te vinte edhe nje çast fatlum si ky, Nje gazetar profesionist, i cili ka perfunduar fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike (Dega Gazetari) ne vitin 1974, 44 vite te shkuara, ajo qe ndodhi me 19 janar 2018, ishte me shume se nje kenaqesi, apo nje dukuri kulmore e rrugetimit tim te gjate profesional. Kisha deshire ti kaloja per publikun, impresionet e mia te kesaj dite, pasi eshte kulmor, veçanerisht ku nje pjese e protagonisteve, kane kaluar te 80-tat dhe ku mesatarja e moshes anon diku tek 70-tat.

Mbremja magjike nis me Maliqatin dhe…

Fiks ne oren 17.00, nisemi me Sulejman Maliqatin, nen shoqerimin e vajzes se tij Dhurata dhe dhenderrit Fatmir Peku, per ne Tirane, atje ku Presidenti i Republikes z. Ilir Meta, priste ne nje takim kortezie, kolonen e arte te sportit shqiptar dhe kronikaneve te tyre. Ne kete ndermarrje te rendesise ekstra, ishin perfshire edhe sportiste te tille rrace nga Durresi:
1. Sulejman Maliqati – historia e portes shqiptare 
2. Fatos Muço – legjenda e shahut
3. Rifat (Rruf) Kazazi – ikona e hedhjeve
4. Dashamir Rama – mjeshtri i pandryshkur i dyrrotakeve
5. Bujar Qesja – gazetar
Rruges Maliqati me befasoi me italishten e tij te paster, mesuar dhe mos harruar qe nga viti 1939, kur kishte punuar ne moshen 11 vjeçare me italianet. Por njekohesisht, Maliqati ishte mjeshter edhe i njohurive fetare, duke recituar pa u ndaluar, pjese nga kultura me e mire e besimit misliman. Memorie e gjalle ky Maliqat, pasuri e vyer jo vetem e futbollit, por edhe e qytetarise. I dhashe te drejte profesor Kabos, qe ne nje shenim me thonte: Sa fat te jesh prane Maliqatit!

Hyrja ne Presidence

Drejt me thane, kur futesh ne Presidence, pasi kjo eshte hera e dyte pas 30 majit 2017, kur presidenti Nishani me akordonte titullin e larte 'Mjeshter i Madh", te nxit vleresimi qe te behet dhe ndjen krenari per ate qe ke arritur. Pasi eshte puna e madhe gjigandeske qe ke bere tere jeten, me peripecite dhe sakrificat e panumerta qe te ka kerkuar profesioni, ajo qe te ka sjelle ne kete institucion, nga me te lartet e Republikes. Por eshte edhe mirenjohja qe te behet. Nje bravo te madhe presidentit te Republikes z. Ilir Meta. Por nuk eshte e veshtire te kuptosh edhe fillimin e funksionimit te inteligjences, qe do ta konsideroja te fenomenit Leonard Tase. Nje njeri brilant, nje nga gjetjet me te spikatura te presidentit Ilir Meta. Ai tashme eshte keshilltar per sportet i presidentit te Republikes.
Te paret qe takuam ne presidence ishin, mjeshtri i madh i shtanges, Nderi i Kombit Faruk Kalleshi dhe historia e gjalle e futbollit korçar Teodor Vaso. I shkelqyer ne kortezi Vaso. Pas pak, vjen nje pjese e historise te rendesishme te portes se Partizanit, Perlat Musta. Dhe sapo takojme me Perlatin, na terheq vemendjen nje njeri me trup atleti, shume i thinjur dhe i shoqeruar nga nje djalosh. Ecte ngadale, por me nje krenari te lindur. Na thone qe eshte Sabah Bizi. Duket se i biri, ishte mesuar kohet e fundit me kete lloj shoqerimi. Shtangem dhe te gjithe sa ishim aty, iu perulem Sabahit te madh, sapo mesuam, qe i kishte ikur shikimi ne te dy syte, nga nje tension i papritur. – Kurajo, mjeshter! Zoti eshte i madh dhe nuk dihet se çfare ndodh! Dhe ketu nisem serine e pare te fotove, qe drejt me thane i mbuluam me lot, me shume mall, me shume ndjenje, me shume dashuri, me shume respekt, me shume mirenjohje per rrugen e veshtire, por historike te secilit.

Ne pritje te presidentit

Nga ora18.00, kur u futem ne presidence dhe deri ne 19.20 kur shfaqet ne fjalen e rastit, presidenti i Republikes z. Ilir Meta jemi takuar, çmallur me shume e shume figura. Secili histori me vete, legjende me vete, emra shume te medhen te asaj qe quhet kronologjia dhe pjesa me e arte, me spektakolare, me inkadeshente, e paperseritshme, unikale, virtuoze, e bujshme, dinjitoze, qendrestare e sportit te paharruar shqiptar. Ku ta nis me pare? Tokem doren ne fillim me mjeshtrin e gjimnastikes shqiptare, te madhin Bujar Bujari. Diku tek 85 vjeçet. Me humor me thote: ne dy vete, ndodhen tre Bujar. Me pas me Mustafa Tukseferin, organizatorin mitik te sportit tiranas, mjeshtrin e shquar te basketbollit Vaso Shaka, kolegun tim te respektuar Ervin Bakun dhe me pas Fatmir Eficen e Kavajes. Kjo ishte foto e dyte dhe me pas edhe disa te tjera. Rrokem duart me Mehdi Bushatin, qendersulmuesin shkodran te Dinamos se viteve 60-te, mesfushorin Gani Xhafa, te madhin ILias Çeço, Muhamet Permetin, Paten e famshem te koshit partizanas, Qemal Shalsin mjeshtrin e drejtimit te basketbollit, gjyqtarin nderkombetar te basketbollit te madhin Jorgji Shundi. Papritur drejt nesh, vijne edhe dy mjeshtra te medhenj te te atletikes. Emra emblematike. Prezantohen. Jam Ilia Mazniku. Me pas. Quhem Viçenc Kacagjeli. Jemi rritur me famen e tyre. Me duket vetja si ne enderr. Ku mund ti takoje ndonjehere keta njerez, veçse ne kesi formatesh. Natyrisht, feleminderit duhet thene njemije here. Dikush me hedh doren ne qafe dhe me perqafon. Oh! Ramiz Reka i madh. Ne çast reagova. 
– Urime per 80 vjetorin e lindjes dhe ne provimin e librit te trete per boksin.
– Do ta dergoj me autograf kete liber, shtoi mjeshtri i dorezave, Reka njerezori.

Me 19 janar 2018, ne presidence z. Ilir Meta, kishte mbledhur yjet me te ndezura te sportit tone, qe te bashkuar perbenin diellin stermadh te ketij sporti, qe ngrohu dhe ndriçoi fuqishem, ate qe quhet rruga e hapur dhe shndritshme e sportit. Nga ti hidhje syte me pare. Pershendetje, pershendetje pa fund. Dallget e gezimit dhe te mallit, ishin shume me te larta dhe me te fuqishme, se sa kjo ndertese presidenciale. Emra, histori, kapituj, legjenda, fantastiket e atij sporti, qe se bashku ishin prodhim madein Albania, fryt i jashtezakonshem i perpjekjeve, mundit, sakrificave te kuadrove dhe specialisteve shqiptare te sporteve. Hej si jam ndjere ne ate salle! U futa ne histori dhe me dukej, se po çfletoja faqet e pafund, te librit te arte te sportit tone kombetar. Te atyre faqeve, qe kurre nuk kane per tu zverdhur, e sdo te keputen per ti ngjare gjetheve te zverdheruara te vjeshtes, qe bien lehtesisht nga pemet. E ky sport, e keto yje jane te denje te nderohen, keshtu si tani.

"Ti je Nderi i Kombit"

Keshtu i tha presidenti z. Ilir Meta, mikut tim te kesaj nate magjike, "maces se zeze", Sulejman Maliqatit. Kur shkuam ta takojme, fiksuar ne nje nga tre fotot qe u shperndane me shpejtesi nga mediat dhe ilustruan takimin, ai i zgjati doren Maliqatit tim dhe i tha:
-O Sula yne, Por ti je Nderi i Kombit.
E mori Sulen veçant, e terhoqi disa metra me pas dhe u fiksua aty ku ishte vendosur, busti i heroit tone kombetar Skenderbeut dhe tre flamuj te kuq kombetare. Dhe me nje simbolike te lexueshme, pasi Maliqati yne mbrojti per 14 vite rresht porten e ekipit tone kombetar, beri nje foto historike. Pastaj fotografet e tij, na fiksuan edhe nje kujtim se bashku, ku isha perfshire edhe une.
I thashe Sules, sapo u larguam: 
-Ta dha sinjalin presidenti Meta, per te dekoruar me titullin e larte, shume te larte "Nderi i Kombit". Dhe po ua bej te njohur miqte e mi, qe kjo legjende, qe kjo histori e pashuar dhe kurdohere e ndezur, nuk ka marre asnje titull pas viteve 90-te. Prandaj zoti Meta, nese keto rradhe te miat vijne deri tek ju, po ua bej nje sygjerim:
– Sul Maliqati, eshte i datelindjes 1 gusht 1928 dhe me 1 gusht 2018 mbush plot 90 vite jete. Besoj se do ta fiksoni kete dite te shenuar, ne jeten e kesaj ikone te gjalle te futbollit shqiptar, per te nderuar jo vetem ate, por edhe ne te gjitheve, sportedashesit, futbollistet, ku nje pjese e tyre edhe ne varr e duan tua besh kete. Sula se kerkon, pasi ka merituar historine, por e duam ne te tjeret, madje edhe ju vete.

Kreshniku, Petriti, Stavri. Adilja, Agimi dhe te tjere

Takim te permallshem me Kreshnik Tartarin, djalin e Nimetit, futbollistit titullar te Teutes se viteve 30-te. Kishte ardhur nga San Marino per kete takim. Nje nga mbeshtetesit e mi me te fuqishem, kur botoja gazeten Teuta Sport ne vitet 90-te. madje me dergoi nga Italia edhe teknike, per te me lehtesuar sadopak rraskapitjen, pasi nuk ishte kjo e vetmja pune e imja. Fiksova edhe nje foto me Kreshnikun e rrjetes se famshme te vajzave dinamovite. Takimet dhe pershendetjet vazhdonim ne pak sekonda, pasi ishin shume, shume per te takuar. Me Agim Fagun, kete gjigand te koshit, nuk mund te linim pa e pershendetur dhe pa fiksuar nje kujtim te permallshem si ky i tanishmi. Stavri Bello, qe ka ruajtur elegancen kur luante basketboll dhe tani eshte nje nga drejtuesit kryesore te KOKSH-it, Vangjel Koja i rrjetes dinamovite, Renato Radoja i Shkodres, vallzimi dhe eleganca e tij me topin e koshit, nuk mund te harrohen dhe Petrit Murzaku. Ah Petriti! Vajza e tij e shoqeronte. Nuk kishte se si te rrinte ne shtrat Petrit Murzaku, pa takuar shoket. I thashe kur e takova, e kam ende kujtim nje kapele te tij, pasi kishim bere nje vizite tek shtepia e Tartarit kur rrinte bllok, ne plazhin e Durresit. Adile Dani! Teksa fliste Meta, kjo atlete nderpret vrapimin ne memorie dhe nje ngacmim kronik i zemres, na shqetesoi te gjitheve. Une mbaja Sulen, pasi mund te humbisnim ne rrjeten e dendur te mjeshtrave te panumert, te presidences se mbremjes se 19 janarit 2018. E lame pa takuar shume, shume. Mbase ndonjehere tjeter.

Homazh dhe nder per koleget e mi

Se çme shkrepi nje tronditje. Hodha syte, per te pare koleget e mi te gati nje moshe, por nuk po i gjeja. E dija, kot lodhesha. Por ne kujtimet e mia, ato nuk kane humbur dhe nuk kane per te humbur kurre. Si mund te me humbiste Frederik, Fico, miku im i shtrenjte i Gjirokastres, apo Ymer Striniqi qe vdiq ne varferi te plote dhe me thonte here heres: Bujar shiko se mos mi shesesh koleksionet e mia te Sportit Shqiptar, pasi me duhen leket per te jetuar, Si mund te mos kujtoj Veli Raden, apo Danen e mire, Ramadan Bigzen e Shkodres, apo Sefa, Sefedin Allkja i Elbasanit, apo, apo… Vlash Pambuku i Beratit. Hej Leonard Tase, ç'na bere! Ky takim i kishte edhe keto brenda. Prandaj edhe u be. Per te ndare mallin me njeri tjetrin, per te ndare dhe ngacmuar kujtimet, per ta çvendosur veten ne ditet tone me te mira, te punes dhe angazhimeve te medha. Por ngushellohesha disi, kur shikoja ikonen e mikrofonit, profesorin tone Ismet Belloven, Besnik Dizdarin, Ahmet Shqarrin, tiranasin e embel Bedri Alimehmetin, Gezim Nushin, qe i ruan aq te fresketa kujtimet per Durresin, Mikel Jankun, Defrim Met'hasanin zemer madh dhe i respektuar, Pano Xhixhen novator te transmetimeve ne televizion, Erga Krujen e radios, mikun e hershem, kolegun tim te sportit Shpetim Gjoshin, por edhe Pirro Ruvinen tashme te dale ne pension, Hygerta Sakon, vajzen e mikut tim te vjeter, krijuesit Pandeli Sako, kavajasin Fatmir Efica, pasionantin dhe te paepurin e statistikave. E mbase, mund te kem harruar edhe ndonje.

… mbyllet me Maliqatin

Diku nga ora 21.30 kthehemi ne Durres. Ndjehemi te lehtesuar, pasi beme shume qoka. I lame nje pjese shokesh, mire me shendet. E te tjere ne ngacmimet e pleqerise. Mbase, jo vetem une me Sulen e kemi kete mendim, por edhe te tjere: Kur do takojme serish? Sula kujton: E tha Meta ne fjalim, se do te na mbledhe perseri. Mbase… E çfare mbase!? Mund te na mungoje ndonje. Ishalla jo! Keshtu ngahera. Me nje pleqeri te rinuar, kjo kategori, me nje pleqeri te vonuar, kategoria ime, me nje zenit profesional per me te rinjte. Ndahemi me Sulen, duke kujtuar kryevepren e 18 janarit 2018, te Leonard Tases dhe kryevepra te tjera, te cilat besoj se mund te ndodhin edhe ne vijimesi. 
Mirupafshim Maliqat! Te pres neser, ne kafene e mengjesit.

Marrë nga faqja në "Facebook" e gazetarit Bujar Qesja