Të parat që e kanë pësuar nga FIFA kanë qenë kombëtaret e Meksikës dhe Serbisë. Ato janë gjobitur nga organi më i lartë i futbollit për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre.

Përkatësisht FIFA ndëshkoi me 10,400 dollarë ekipin serb, pasi tifozët e saj shpalosën një pankartë fyese dhe politike në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.

Pankarta kishte të bënte me kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ekipi i Meksikës u dënua për koret diskriminuese ndaj portierit Nojer.