E gjithë vëmendja e botës së futbollit është zhvendosur sot në Kiev. Aty ku do përballen Real Madrid dhe Liverpool. E në kryeqytetin ukrainas kanë shkuar edhe shumë tifozë shqiptarë për të ndjekur këtë takim.

Një nga tifozët shqiptarë që do të ndjekë edhe nga stadiumi finalen e Champions League, tregon për atmosferën atje.

“Ardhja në Kiev ka qenë pak e vështirë. Të kushtueshme, sidomos akomodimi në hotel ka qenë i vështirë, me mundësitë që ka Kievi. Por besoj se tifozët e Liverpool kanë kaluar çdo lloj pengese dhe mbizotërojnë gjithandej. Gjysma e tyre kanë fjetur jashtë. Besoj se shqiptarët maksimumi janë tek 50 persona, të organizuar në format e veta”, shprehet Erion Hoxha, një prej shqiptarëve që ka shkuar në Kiev për të ndjekur nga stadiumin finalen e Champions League.