Nica vijon punën te Teuta, e konfirmon presidenti Hasanbelliu

Postuar: 12/02/2018 - 10:47

Pas humbjes së Teutës, përballë Luftëtarit me rezultatin 2-3, Stavri Nica deklaroi se do të largohet nga skuadra dhe njëkohësisht edhe nga futbolli.

Gjithsesi, 24 orë më vonë, pasi gjakrat janë ulur, tekniku durrsak ka ndryshuar mendim dhe do të vijojë punën në krye të pankinës.

Ka qenë pikërisht një takim me drejtuesit e klubit, ai që e ka bindur trajnerin Nica të vijojë punën, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të Teutës.

63-vjeçari u largua menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin, të cilën bregdetarët e humbën 3-2, duke mos dalë në konferencën për shtyp, por megjithatë presidenti Edmond Hasanbelliu garantoi se Nica do të jetë në krye të ekipit.

Sipas tij, trajneri gëzon besimin e plotë të drejtuesve. Kështu Nica do të vijojë punën normalisht, duke filluar nga sot, kur skuadra do të nisë punën në kuadër të përballjes me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, një sfidë direkte për luftën për mbijetesë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas humbjes së rradhës së Teutës, këtë herë me Vllazninë, trajneri i djemve të detit ka deklaruar në një intervistë menjëherë pas

   Vllaznia ka hedhur një hap të madh drejt shpëtimit, pasi ka mundur në shtëpi skuadrën e Teutës, në një përballje direkte për mbijetesë

Mesfushori spanjoll Marco Asensio shënoi golin e 6.000 për Real Madridin në La Liga, rekord historik – pasi Los Blancos bëhen skuadra e p

Rezultati shtatë radhazi pozitiv në kampionat e bën krenar Ivan Gennaro Gattuson për Milanin e tij.

Ai po shkëlqen këtë sezon duke bërë për vete gjysmën e Europës të cilët po këmbëngulin që të kenë në gjirin e tyre një prej talenteve më

Njerëzit e çfarëdo moshe e duan FIFA 18, por disa tifozë kanë gjetur një uniformë që mund të merret në ndeshje që nuk mund të jetë e përs

Ish-sulmuesi i Swansea-t, Bafetimbi Gomis ka trembur të gjithë kur kolapsoi në fushë teksa po luante për Galatasaray.

Takimi mes Victorias dhe Bahias në kampionatin brazilian të futbollit, ka përfunduar në një ndeshje masive boksi.

   Smajlaj, pas fitimit të medaljes së artë, është prononcuar në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, duke shkruar: “Të ngresh f

   Në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018” ka garuar sot edhe skiatori shqiptar Erjon Tola, që ka konkurruar në garën e sllallomit gjigant