Ronaldo reagon ndaj tifozëve, del në mbrojtje të Benzema

Postuar: 11/02/2018 - 21:17

Cristiano Ronaldo ka treguar pakënaqësinë e tij për tifozët e Real Madrid në momentin që këta të fundit kanë vërshëllyer Karim Benzema pas një rasti të humbur në fund të ndeshjes që u fitua 5-2 ndaj Real Socidedad.

Në kohën shtesë, Benzema shpërdoroi një mundësi të artë, i vetëm përballë portierit kundërshtar, pak metra larg portës dhe kjo ngjalli mërzitjen e tifozëve të Real, që po dalin vazhdimisht kundër francezit.

Gjithsesi, Ronaldo, i cili realizoi një tre golësh, doli menjëherë në mbrojtje të qendërsulmuesit, duke kundërshtar sjellën e fansave në “Bernabeu”. Ronaldo u pa duke tundur kokën dhe i bëri me gisht tifozëve shenjën “jo”.

Më pas i duartrokiti ata në mënyrë sarkastike. Pjesa më e zhurmshme e tifozëve të Real, që është e vendosur pas portës në jug, protestuan vazhdimisht gjatë ndeshjes për pozicionin e skuadrës në klasifikimin, që në momentin që ekipi doli në nxehje.

Gjithsesi, Lucas Vazquez shënoi golin e parë pas vetëm 50 sekondash lojë duke e zbutur disi atmosferën. Kjo nuk i shmangu vërshëllimat ndaj Benzema në fund të ndeshjes.

Francezi ka luajtur 25 ndeshje zyrtare në këtë sezon me “Los Blancos”, duke shënuar vetëm 6 gola.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është duke u luajtur në Kiev finalja e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Maurizzio Sarri do të jetë tashmë trajneri i ardhshëm i Chelsea-t, ku do të zëvendësojë Antonio Conten, me synimin për të luftuar për tit

E gjithë vëmendja e botës së futbollit është zhvendosur sot në Kiev. Aty ku do përballen Real Madrid dhe Liverpool.

Nuk kanë së përfunduari telashet për ish-ikonën e tenisit botëror, rumunin Ilia Nastase, që ditën e premte është arrestuar dy herë brenda

Një lajm i fundit ka paralizuar gjithë lëvizjen në në Kiev. Sonte në mbrëmjë aty do të ndeshet Real Madrid me Liverpul.

   Teuta mbylli një sezon, ku mbijetesa u arrit një javë përpara fundit, edhe pse në fillim të kampionatit pretendohej pjesëmarrja në Eur

   Skënderbeu kërkon ta mbyllë sezonin sportiv 2017-2018 me trofeun e Kupës së Shqipërisë, që do të jetë 'qershia mbi tortë’ për këtë fus

   Sezoni 2018-2019 në Kupat e Europës vjen me një rekord historik për klubet shqiptare që do të marrin pjesë në këto kompeticione.

Kampionati uli siparin, duke dhënë edhe verdiktin e fundit, me Vllazninë që bie nga kategoria.

Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpool dhe të Real kanë mbërritur në Kiev. Por prag-ndeshja nuk është më aq e qetë, përkundrazi.