E ardhmja e Susos mbetet për tu përcaktuar. Kuqezinjtë kanë nevojë të arkëtojnë para në këtë merkato dhe shitja e Susos do të sillte një plusvalencë të rëndësishme në optikën e fair-play-it financiar.

Pas Interit në garë për të marrë shërbimet e spanjollit ka hyrë Napoli pasi trajneri i të kaltërve Carlo Ancelotti e pëlqen shumë ish lojtarin e Liverpoolit.

Suso ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh por që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Napoli për Suson i ofron Milanit në shkëmbim një tjetër spanjoll pikërisht Callejon por edhe disa miliona euro sigurisht.

Pak kohë më parë kuqezinjtë refuzuan ofertën e Interit që ofronte si shkëmbim Antonio Candrevan dhe natyrisht Milani pritet të bëjë rezistencë edhe në këtë rast edhe pse Callejon pëlqehet shumë nga trajneri Genaro Gattuso.

Mbetet për t’u parë nëse një shkëmbim i tillë do vihet në skenë!