Pavarësisht vështirësive, Teuta arriti më në fund të sigurojë mbijetesën, duke mposhtur Lushnjën me goleadë 6-2. Trajneri Gentian Begeja ishte arkitekti i vërtetë i kësaj skuadre, pasi mori drejtimin kur ekipi ishte tërësisht i shthurur dhe arriti të krijojë një grup të fortë, që luftonte për çdo top.

E morët në shkurt buzë greminës, sot jeni të shpëtuar…
Situata nuk ka qenë e mirë kur e mora drejtimin e skuadrës, por djemtë janë përkushtuar. Kanë punuar pa pushim, duke parë situatën. Sot dua t’i falënderoj drejtuesit, kolegët, lojtarët nga zemra, që kemi punuar këtë periudhë.

E prisni rikonfirmimin në krye të Teutës?
Sinqerisht, e them që primare ka qenë kalimi i kësaj situate. Për të ardhmen time, do vendosin drejtuesit.

Do ndërtosh një ekip nga fillimi dhe të mbarosh sezonin deri në fund?
E them me sinqeritet, dëshira është e madhe të vazhdoj punën me Teutën, por varet prej tyre nëse do vazhdoj apo jo.