Ventura, trajneri i shkarkuar i Italisë thyen heshtjen pas mungesës së kualifikimit në Botëror. Në një letër të shkruar për agjencinë e lajmeve ANSA, Ventura ka thënë “Kanë qenë dhe janë ditë të vështira dhe më vjen shumë keq pasi kam një ndjenjë sikur nuk jam i plotësuar pasi nuk u kualifikuam dot në Botëror”.

Më pas ish trajneri Ventura lëshon edhe ndonjë polemikë “Humbjen nuk mund të shpjegohen me një të vërtetë të vetme”.

Në lidhje me këtë situatë që po kalon futbolli Italian ka folur edhe Antonio Conte i cili ka thënë: ”Nuk është një moment i mirë për futbollin Italian pasi është një dramë të mungosh në një Botëror por kjo tashmë ka ndodhur dhe Federata duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Një rikthim i imi në bankinën e Italisë është shumë i komplikuar” e mbyll Conte.