Pas shumë e shumë tratativave më në fund është arritur akordi, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij më Mercedes Benz. Marrëveshja e re mes palëve do ta mbajë lidhur pilotin britanik me shigjetat e argjendta deri në në 2020.

Për drejuesit e Merecedes marrëveshja  pritej të firmosej që në mars, por ishte Hamilton ai që i la pezull bisedimet. Konfrimimi ka ardhur edhe në faqën zyrtare të Mercedes, të cilët kanë njoftuar për arrijten e akordit.

Kontratë faraonike për pilotin britanik i cili do të përfitojë nga 30 mlionë paund në vit deri në 40 milionë duke përfshirë këtu edhe bonuset. Vetë katër herë kampioni i botës në Formula 1 e cilësoi firmën thjeshtë si çështje formaliteti pasi mes tij dhe shefit ekzekutiv Toto Wolf gjuha e përbashkët ishte arritur prej kohësh.

I kënaqur është shfaqur edhe Wolf i cili e vlerësoi maksimalisht Hamilton duke deklaruar se është krenar që ka në skuadër pilotin më të mirë . Ndërkohë përsa i përket pilotit tjetër të shigjetave të argjendta, Valteri Bottas mediat britanike raportojnë se në javët në vazhdim edhe finlandezi do të rinovojë kontratën.