Teuta vijon me përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore, teksa do të luhet të shtunën në Vlorë. E gjithë skuadra u stërvit dje normalisht nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, me përjashtim të kapitenit Nizas Lena, i cili ka një shqetësim në këmbë.“Djemtë e Detit” janë optimist për të vazhduar me ecurinë pozitive edhe në sfidën me Flamurtarin. “Po e përgatisim me kujdes këtë takim, i gjithë grupi gëzon një formë të mirë dhe duam të vazhdojmë me serinë e fitoreve. E dimë se përballë kemi një kundërshtar të fortë, por ne jemi Teuta dhe shkojmë për të marrë më të mirën”, tha fillimisht mesfushori Ardit Hila.Ai kujton ende humbjen në fazën e parë. “E kemi studiuar me kujdes atë ndeshje dhe kemi mësuar shumë nga gabimet në fazën e parë. Gjithçka e kemi hedhur pas krahëve dhe duam të vazhdojmë serinë e fitoreve për të treguar se nuk ishin dy suksese rastë- sore. Trajneri na ka kërkuar të jemi të qetë dhe të besojmë tek aftësitë tona”, theksoi elbasanasi.

Sipas tij, siguria në prapavijë i jep më shumë besim skuadrës. “Në fazën e parë kemi pësuar shumë gola që kur i shikon në analizë, të duken qesharakë. Kemi punuar shumë dhe kemi kuptuar se ku kemi gabuar. Kundër Vllaznisë treguam se disa gjëra i kemi përmirësuar, por megjithatë duhet të jemi më të sigurt dhe efikas përpara portës. Ne po e përgatisim ndeshjen për ta fituar në Vlorë dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.”“Është e vërtetë që ata po kalojnë një moment të mirë, por edhe ne jemi mirë dhe duam t’u shkaktojmë humbjen e dytë. Nuk duhet të mendojmë tani për objektivin, thjesht të japim maksimumin në fushë në çdo ndeshje dhe pastaj të shohim se ku do të arrijmë”, përfundoi titullari i ekipit durrsak.