Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Federatën italiane të futbollit, është marrë vendimi se trajneri Xhan Piero Ventura, do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares. Mbledhja që u mbajt në Romë, zgjati për më shumë se dy orë.

Ndërsa, nga ana tjetër, presidenti Karlo Tavekio, ka deklaruar se nuk do e japë dorëheqjen nga pozicioni që mban.